8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Senatori Menendez: Gruaja ime vuan nga kanceri, ja si është gjendja e saj shëndetësore

- Advertisement -

Senatori Bob Menendez zbuloi se gruaja e tij, Nadine, vuan nga kanceri.

Njoftimi erdhi në ditën e katërt të gjyqit në Manhattan, ku Bob Menendez akuzohet për korrupsion. E akuzuar është edhe gruaja e senatorit, por ajo do të gjykohet në mënyrë të veçantë.

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme nga shtypi dhe gazetarët që ndjekin gruan time, më është kërkuar të zbuloj gjendjen e saj shendetësore”, shkroi Menendez në një deklaratë. “Nadine ka kancer të gjirit në fazën e tretë, që do t’i kërkojë asaj t’i nënshtrohet një mastektomie dhe ndoshta terapisë me rrezatim. Natyrisht, ne jemi të shqetësuar për ashpërsinë dhe stadin e avancuar të sëmundjes. Shpresojmë dhe lutemi për rezultatet më të mira.

Ne i kërkojmë shtypit dhe publikut që t’i japë asaj kohën, hapësirën dhe respektimin e privatësisë së saj për t’u përballur me këtë situatë të vështirë shëndetësore”, thuhet në deklaratën e Menendez.

Senatori demokrat, i akuzuar për ryshfet së bashku me gruan e tij, akuzohet edhe për pengim të drejtësisë. Senatori akuzohet për gjithsej 16 akuza: në veçanti, për korrupsion, ushtrim të ndikimit të padrejtë në këmbim të parave në emër të Katarit dhe Egjiptit.

Çifti Menendez i ka mohuar akuzat. Bob Menendez u detyrua të jepte dorëheqjen si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA, por refuzoi të dorëzonte vendin e tij. Ai ka lënë të hapur mundësinë, nëse shpallet i pafajshëm, të kandidojë për rizgjedhje si i pavarur në nëntor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit