Selmin Hoxha, ardhja e re te Kosova

- Advertisement -

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Selmin Hoxha që është pjesë e skuadrës së Zurichut ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën, kombëtare për të cilën do të luajë në të ardhmen.

Përkundër mundësive për ta përfaqësuar Bosnjë e Hercegovinën, Zvicrën dhe Shqipërinë, Hoxha 23-vjeçar ka vendosur tashmë për Kosovën.

Ai do të grumbullohet me “Dardanët” në muajin mars të vitit të ardhshëm kur edhe pritet ta bëjë debutimin zyrtar me fanellën e Kosovës.

Hoxha kontaktin e parë me Federatën e Futbollit të Kosovës, e kishte bërë në muajin mars por për shkak të probleme shëndetësore nuk u bashkua në grumbullim.

Në sezonin aktual, Hoxha ka treguar paraqitje të mira në kampionatin zviceran, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.

Si futbollist, Hoxha është zhvilluar në akademinë e Zurichut kurse pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2022.

Me gjeneratat e reja, Hoxha ka përfaqësuar Zvicrën, ku i ka regjistruar 3 paraqitje me ekipin U20 kurse prindërit e tij janë nga Kosova, saktësisht fshati Restelicë i Komunës së Dragashit.

Të ngjashme

Të fundit