Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka cilësuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti si “mashtrues ordiner”, që sipas tij, edhe tradhëtinë e shet si akt patriotik.
Madje Selmanaj tha se Kurti është personi që më së shumti e lufton patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar.
“Është një lojë perfide, një mashtrues ordiner që po arrinë fatkeqësisht që edhe mashtrimin edhe tradhëtinë ta shet si akt patriotik. Por unë jam i bindur që me këtë dokument i cili do të dekonspirohet shpejt, do të binden gjithë njerëzit që kjo është një thikë pas shpine Kosovës që i është bërë nga ky kryeministër, i cili është thirrë më së shumti në narativa nacionaliste. Që po del që, ndoshta personi që më së shumti e lufton patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar duket se e kemi kryeministrin actual”, shtoi Selmanaj në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.