3.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Selmanaj: LDK me kallëzim penal ndaj Martin Berishajt, qe faktet qysh gënjeu Komisioin

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj,  ka pyetur Vetëvendosjes se ‘c’është gjithë ky zell në mbrojtje të Martin Berishajt’.

Kam qenë insistues në Komision që ta pyes zotin Berisha, a është pronar i MB Conculting.

Përgjigja e tij është kështu: po është një firmë që e kam formuar më 2017 në Malin e Zi. Nuk funksionon nga viti 2020. Ka kryer të gjitha obligimet, nuk ka hyrje dalje. Unë e pyes përsëri, pra kjo nuk funksionon më, thotë: jo jo kjo është cështje e mbyllur.

Unë e pyes, po kompania, sa punëtorë ka? Thotë vetëm unë jam.

I them a keni kontratë me GEN për kontratë të energjisë, thotë po. Kam punu aty edhe si këshilltar edhe si profesor. I them cka ka lidhje profesori në tregtim të energjisë. Ai thotë unë kam punu me konsulta për cështje strategjiko-politike. Merreni me mend, një profesor, është këshilltari më i rëndësishëm i GEN të Beogradit, ndërkohë që thotë s’ka asnjë qarkullim prej vitit 2020, tash del që ky tërheq para, ku në Kosovë dhe në vitin 2022.

Ça është gjithë ky zell, me mbrojtë Martin Berishajn që na ka gënjy neve nën betim.

Para se të raportonim, e kam pasë detyrë t’ia lexoj deklaratën nën betim.

Ajo thotë: Në rast se ju nuk e thoni vetëm të vërtetën dhe vetëm të vërtetën atëherë ndiqeni sipas Kodit Penal dhe Ligjit të procedurës penale, nëse deklaroni rrejshëm burg deri në 5 vjet heqje lirie.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit