Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe FBI ndodhen në një nga laboratorët e kontraktorit L3Harris, ku po analizojnë ruterin që mund të ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore të premten.
“Ajo që kemi bërë është se kemi tërhequr ruterin që shkaktoi problemin, i cili po transmetonte të gjitha këto të dhëna në rrjetin tonë”, tha Duffy në emisionin “State of the Union” të CNN.
“Duhet të zbulojmë nëse ky ishte një gabim teknik gjatë instalimit apo nëse problemi qëndronte te vetë ruteri. Kur t’i kem këto informacione, do t’i bëj publike. Por hetimi sapo ka filluar”, tha Duffy.
L3Harris tha të shtunën se po bashkëpunonte me hetimin e FAA-së dhe se “e merr seriozisht ndalimin e fluturimeve në mbarë vendin dhe ndikimin e tij te udhëtarët, kompanitë ajrore dhe operacionet e trafikut ajror”.
Në një postim në rrjetet sociale, Duffy tha se ruterët nga objektet në Teksas dhe Arkansas ishin dërguar në selinë qendrore të L3Harris në Florida për t’u ekzaminuar.





