Sejdiu: S’ka rëndësi kush bëhet deputet i VV-së, s’kanë mendime ndryshe

- Advertisement -

Opinionisti Dardan Sejdiu ka komentuar kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë paraqitjes së tij sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Duke folur për përfaqësuesit e kësaj partie që garuan në zgjedhjet e 7 qershorit, Sejdiu tha se nuk pret ndonjë diskurs të ri apo qëndrime që do të dallonin nga linja politike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Për mua, këta nuk është që sjellin ndonjë diskurs që do të na befasojë, ose ndonjë diskutim që mund të na befasojë. Kushdo që të jetë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, do të thotë nuk ka që kemi me pa ndonjë mendim ndryshe nga vija e z. Kurtit”, deklaroi Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit