7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Sejdiu: Nuk ka distancë mes qëndrimit të Kurtit dhe Amerikës për Asociacionin

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Asociacionin.

Sejdiu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave në raport me Serbinë është e drejt, njofton Klankosova.tv.

“Amerikanët na qartësuan se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit Kurti dhe ShBA-së, Kurti kur flet për Asociacionin flet për atë që nuk krijon nivel të ri të pushtetit, pak a shumë, nuk e ndryshon Kushtetutën”.

“Dallimi është renditjen e gjërave, që të kemi një dokument që këtë çështjen e Serbisë të mos e trajtojmë pasi mbi një dekadë merremi me dialogun, por lëvizje drejt normalizimit të relacioneve jo për shkak të Kosovës nuk kemi”.

“Serbët e kanë bërë dialogun qëllim në vetvete. Nëse e lexojmë dokumentin franko-gjerman, dokumentin që e ka publiku FES-i dhe ato non-papers kemi me pa një trend që kemi një deeskalim të termit njohje – në të gjitha këto nuk ka më njohje dhe kjo është përkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave” u shpreh Sejdiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit