-6.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Sejdiu: Kosova ka kapërcyer shtigje jo të lehta e sprova të shumta në shtetndërtimin e saj

- Advertisement -

Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu në një rrëfim historik ka shpalosur historinë e shtetndërtimit dhe formimit të shtetit të Kosovës në 17-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Sejdiu ka thënë se shteti i Kosovës ka kapërcyer shtigje jo të lehta e sprova të shumta në rrugën e saj demokratike e të pavarur. Ai tutje tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës 17 vite më parë është ngjarje e papërshkrueshme dhe e papërsëritshme në historinë e kombit.

”Vërtetë ngjarje e papërshkrueshme, e papërsëritshme. Një 1 e një 7 bashkë, e përsëritur duke pasur parasysh peshën historike të 17 shkurtit 2008. Nuk mund ta hjeku nga mendja për gjithë ato punëqë është bërë për të arritur tek 17 shkurti.  Duke pasur parasysh sakrificat e shumë gjeneratave të modeleve të ndryshme, kohëve të ndryshme por kanë pasur për objektiv një Kosovë të lirë, një Kosovë të qytetarëve të saj, një Kosovë me shumicën shqiptare dhe respektin për të tjerëve. Dhe duke pasur parasysh zhvillimet e mëdha për të kthyer një botë të tërë, për mbështetjen e kauzës tone.

Momenti I shpalljes së Pavarësisë,  miratimi i dokumentit kushtetues apo deklaratës për shpalljen e Pavarësisë, si një moment kur hiqet një perde teatri dhe hyret në parajsë. Gjithë zhvillimet dhe investimet e mëdha, edhe  pengesat që janë paraqitur në vendin tone në takime e bisedime, por edhe projektet e tjerë që Kosova mos të gëzojë aktin madhor.

Sigurisht, ngrohja e përpjekjeve është pozitive. Jam akter i këtyre proceseve. K a edhe tema që dojnë investime plus, dojnë çasje ndryshe e dojnë një kujdes të veçantë me miqtë e Kosovës, që I kemi pasur kaherë.

Këto ndikojnë si efekt nganjëherë për të vënë barren apo peshën e ecjes më ngadalë. Kosova ka kapërcyer shtigje jo të lehta, sprova të shumta, ka dëshmuar zotësinë e saj për shtetndërtim pork a edhe tema që duan investime plus. Një investim me ardhjjen politik, pasi thojnë se politika është art I së mundshmës për të investuar e sidomos në tema strategjike”, tha Sejdiu.

Sejdiu përmendi edhe dy sulmet e fundit terrorist në territorin e vendit.

“ Sulmi në Banjskë dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit nuk janë asgjë tjetër pos nj՗ dëshirë e kundërshtarëve tanë të qesin jashtë binarëve rrjedhën normale sepse llogarisin se Kosova po ecë pozitivisht në rrugën e vet”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit