28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“S’dua burrë, por…”, Elsa Lila në një rrëfim ndryshe: Kam pasur kënaqësitë e mia dhe….

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila, ka ardhur në një rrëfim krejt ndryshe teksa ishte e ftuar në podkastin e kryeministrit, Edi Rama.

Artistja foli për koncertin e saj “Finalmente Elsa”, për arrestimin në Itali, për ish-bashkëshortin dhe për shumë detaje të tjera rreth jetës së saj.  Gjatë bisedës, kryeministri e pyeti këngëtaren se si “do ishte kjo Elsa pas 10 vitesh?” dhe ajo fillimisht u përgjigj se “nuk bën plane”.

“Mbas 10 viteve do jem 52, Evita do jetë 22. Një nga dëshirat e mia është të xhiroj planetin, të bëj xhiron e botës. Shtëpia ime është planeti im dhe dua të bëj xhiron e botës absolutisht dhe në atë moment mund ta bëj pasi Evita do jetë rritur dhe mund ta marr dhe me vete ose po nuk deshi të më ndiqte, jo. Sigurisht do jem duke bërë muzikë baroke dhe ëndërroj më në fund të jem nëpër teatro e akseptuar, ashtu si këngëtare e muzikës kaliske, por me zë natyral duke bërë muzikën time baroke”, tha Elsa Lila.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Besoj ti e shikon herë pas here në murin e imagjinatës veten tënde pas disa vitesh. Nëse do kishe mundësi të shkruaje një pusullë e ta çojë te yjet e të thoje “ja si dua të jem”, le të themi pas 10 vitesh, si do ishte kjo Elsa pas 10 vitesh?

Elsa Lila: Mbasi më kanë ndodhur shumë gjëra sa herë bëj plane, nuk bëj plane.

Edi Rama: Nuk flas për plane, flas për një projeksion të dëshirës tënde.

Elsa Lila: Mbas 10 viteve do jem 52, Evita do jetë 22. Një nga dëshirat e mia është të xhiroj planetin, të bëj xhiron e botës.

Edi Rama: Akoma nuk u lodhe duke xhiruar?

Elsa Lila: Jo, sepse më duket e gjitha si shtëpia ime dhe më duket absurde që të vdes pa e vizituar shtëpinë time. Shtëpia ime është planeti im dhe dua të bëj xhiron e botës absolutisht dhe në atë moment mund ta bëj pasi Evita do jetë rritur dhe mund ta marr dhe me vete ose po nuk deshi të më ndiqte, jo. Sigurisht do jem duke bërë muzikë baroke dhe ëndërroj më në fund të jem nëpër teatro e akseptuar, ashtu si këngëtare e muzikës kaliske, por me zë natyral duke bërë muzikën time baroke. Ëndërroj që ndërkohë të jem arratisur nga Roma e të jem në natyrë, në një kasolle apo shtëpi fshati, e ndërkohë kam studiuar shumë dhe për erboristerisë, si të shërosh me bimët. Jam shumë e interesuar për këtë gjë e kam mësuar dhe se si është një shkencë që nuk mbaron kurrë, por jam duke e studiuar se si të shërohemi me natyrën.

Kështu që, e shikoj si një kompleks midis tërheqjes nga qyteti, arratisjes drejt barokes dhe teatrove dhe ndërkohë për disa muaj të vitit, vizitë shtëpisë së planetit tonë, tokë, dhe mbledhjes me shkrim, pasi gjithmonë shkruaj mendimet, nuk flas për libër, por shkrime.

Edi Rama: Po ti me babain e Evitës ke marrëdhënie të mira edhe sot që flasim?

Elsa Lila: Po, kam shumë marrëdhënie të mira.

Edi Rama: Po në projeksionin tënd pas 10 vitesh nuk e shikon veten me…

Elsa Lila: Një burrë apo të dashur? Le të themi që unë jam një shpirt i lirë dhe do të preferoja që të kisha më shumë shok, se sa një ekskluzivisht, jo vetëm në atë sens, por e pasura vetëm e një shoku ekskluziv të jetës shpesh të limiton raporte të tjera, ndërsa unë tashmë jam mësuar, jam një grua independente që e kam rritur Evitën vetëm dhe ndërkohë kam pasur shokët e mi, eksperiencat e mia, dashuritë e mia, kënaqësitë e mia, sigurisht dhe kështu do vazhdoj. Nuk më pëlqen të jem ekskluzive e dikujt dhe as që dikush të jetë ekskluziv e imja sepse askush nuk është i imi dhe unë nuk jam e askujt.

Edi Rama: Më vjen shumë natyrshëm të të them “God bless you”.

Elsa Lila: Edhe juve.

Edi Rama: Ky ishte shpirti i lirë që bën atë që thotë, thotë atë që bën, do atë që bën, por edhe atë që nuk e bën dhe nuk e do, i bie përsëri që përfundon ta dojë dhe së shpejti le të shpresojmë që do të kemi fatin të  përjetojmë produktin e një përpjekjeve të gjatë për të kënduar muzikën barok me zërin e paimpostuar sepse Elsa Lila çdo gjë mund të jetë, kudo mund të gjendet, gjithçka mund t’i ndodhë, por është e sigurt vetëm një gjë, që në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk di dhe nuk do të impostohet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit