Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron, për t’iu përgjigjur atij që Scholz e quajti “imperializëm brutal” të Rusisë.
“Mirëpres faktin që presidenti francez ka theksuar se dimensionin evropian për forcat sulmuese bërthamore të Francës”, ka shkruar Scholz në një artikull të publikuar në “The Economist” më 23 maj.
“Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”, ka thënë tutjeScholz.
“Evropianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike [brenda NATO-s]”, ka shtuar ai.
“Nuk ka asnjë qëllim për të vënë në dyshim parandalimin bërthamor të Francës”, ka theksuar kancelari gjerman.
Muajin e kaluar, Macron ka thënë se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian për mbrojtje.