Scarlett Johansson është përzgjedhur për të udhëhequr kastin e “Jurassic World 4”, duke marrë përsipër Chris Pratt, i cili drejtoi tre filmat e mëparshëm.
Raportimi thotë se ylli i “MCU” është takuar tashmë me regjisorin Gareth Edwards dhe producentin e “Jurassic Park”, Frank Marshall.

David Koepp, skenaristi origjinal i “Jurassic Park”, është duke shkruar skenarin.

Steven Spielberg ka nënshkruar si producent ekzekutiv së bashku me Marshall.
“Jurassic World”, “Jurassic World: Fallen Kingdom” dhe “Jurassic World: Dominion” fituan secila mbi një miliard dollarë në arkat globale.

“Jurassic World 4” shfaqet në kinematë në mbarë botën më 2 korrik 2025.