11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e djeshëm të Kosovës

- Advertisement -

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Sarrazi në Twitter ka dënuar vendimin e  djeshëm të Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe siç tha ai reagimet e dhunshme ndaj saj.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-Kosovo, KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj”, ka shkruar ai.

Teksa ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

“Përmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga KOS & SRB për dialogun e udhëhequr nga #BE dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për MiroslavLajcak  në përpjekjet e tij”, ka thënë tutje ai.

Ky takim është zhvilluar para takimit të paralajmëruar me kryemisnitrin Albin Kurti i cili do të nisë nga ora 10:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit