11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Berisha ironizon me Kurtin: Reagimi i SHBA-së tregon se Albini i paska hipur “gomarit ka bishti”

- Advertisement -

Zyrtari i Nisës, Zafir Berisha, ka komentuar reagimet e ashpra të SHBA-së ndaj Kosovës për veprimet në veri.

Ai ka thënë se reagimi i SHBA-së tregon se Kurti i ka filluar mbrapsht këto aksione.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani kryeministri duhet të pyetet nëse është me perëndimin apo me lindjen.

Reagimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe senatorit Chris Murphy për situatën në veri të vendit, tregon se Albini i paska hypur “gomarit ka bishti” si në rastin e vitit kaluat me rastin e targave… Me pru situatën që 24 vite pas luftës, SHBA me reagu kundër veprimeve të Kosovës, është kogja lajm i rënd vendin tonë dhe dëshmi se ky hipokriti në pushtet pasi nuk po kordinohet me amerikanët dhe evropianët, çenka atëher në kordinim me Vuçiqin e Vulinin!”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, në veri çdo veprim duhet të bëhet në koordinim me aleatët.

Ndryshe ska se si të shiqohen veprimet e regjimit aktual. Dikur ka qenë një pytje a je me Titon apo me Enverin, që nënkuptonte me Shqipëri a me Jugosllavi (Serbi). Sot duhet me pytën Albinin, a je me perendimin (SHBA, BE) apo je me lindje (Rusi,Serbi)!? Rend dhe ligj po, ama në kordinim me ata që na ndihmuan me u bë shtet”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit