Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Albin Kurtit: Po vazhdon me gënjeshtra – mjaft më!

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, se kishte tentuar ta godiste me veturë.

Lushtaku deklaroi se Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike.

“Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”, deklaroi Lushtaku.

Ai paralajmëroi qysh nesër një padi ndaj kryeministrit në detyrë.

“Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik”, theksoi ai.

Të ngjashme

Të fundit