Prishtina e Re ka konfirmuar rikthimin e Sami Borocit në klub, ku do të marrë detyrën e Drejtorit Menaxhues dhe Sportiv, duke u rikthyer pas një viti angazhim te FC Malisheva.
Boroci, një nga themeluesit e klubit dhe një prej figurave më të rëndësishme në rrugëtimin e tij, rikthehet në Prishtinën e Re pasi kontribuoi në një sezon të suksesshëm me Malishevën, e cila e mbylli kampionatin si nënkampione Superligës.
Në njoftimin zyrtar, Prishtina e Re e cilësoi Borocin si një nga arkitektët kryesorë të projektit që, brenda periudhës 2020–2025, e ngriti klubin nga kategoritë më të ulëta të futbollit kosovar deri në elitën e futbollit.






