Me 63 për qind të votave të numëruara, kandidatët për deputetë nga komuna e Skenderajt, Sala Jashari dhe Përparim Gruda, kanë siguruar numër të madh të votave.
Sala Jashari aktualisht renditet në vendin e pestë me 19,639 vota, një rezultat që e barazon pothuajse me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ndërsa Përparim Gruda ka siguruar deri më tani 16,883 vota, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.
Megjithatë, vlen të theksohet se renditja aktuale mund të ndryshojë pasi ende mbeten për t’u numëruar edhe 37 për qind e vendvotimeve.