Sadiku: Zgjedhjet e fundit pa programe, vetëm me “garë faji”

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, duke i cilësuar proceset e mëvonshme zgjedhore si të panevojshme dhe të dëmshme për demokracinë në vend.

Në Debat Plus, Sadiku tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbajtur pas një mandati të plotë qeveritar dhe kanë qenë zgjedhje të rregullta, ku partitë kanë pasur kohë të mjaftueshme për të ndërtuar programet dhe fushatat e tyre politike.

Megjithatë, sipas tij, proceset zgjedhore që kanë pasuar (28 dhjetorit 2025 dhe 7 qershor 2026) nuk janë karakterizuar nga gara e mirëfilltë politike, por nga përplasja politike e bazuar në fajësime.

“Zgjedhjet normale janë mbajt më 9 shkurtit, kanë qenë pas një mandati të plotë të qeveri Kurti. Dhe kanë qenë zgjedhje të rregullta, ku partitë kanë garuar me një program, kanë pas një kohë për të ndërtuar fushatën.

Dhe këto dy palë zgjedhjet pas atyre janë zgjedhje të panevojshme, ku nuk po garohet me program, nuk po garohet me ekip, nuk po garohet me ide dhe me vizion. Por, po garohet me një valutë të re në skenën politike, që është faji. Po garohet se kush po ka më shumë faj dhe kush po bllokon edhe kush po e çon vendin në zgjedhje. Komplet lufta që bëhet është me mund me i thënë shikuesit jo ne s’po bllokojmë, jo këta po bllokojnë. Është komplet proces, që qytetarin e ka agrivuar, e ka nervozuar, e ka demovtiuar për të marrë pjesë në zgjedhje. Dhe kjo është kjo shifër në zgjedhjet e fundit 100 e 50 mijë më pak (votues)”, ka thënë Sadiku.

Të ngjashme

Të fundit