Analisti Astrit Gashi ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në raport me proceset politike dhe mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se ka humbur drejtimin politik dhe strategjik.
Gashi ka shtuar se LDK duhet të marrë përgjegjësi për qëndrimet e saj të mëhershme politike.
“Ndoshta kemi pas nevojë të shkojmë në tre palë zgjedhje, që të bindet LDK-ja me hi në koalicion më LVV-në. Ose ndoshta kemi pas nevojë të shkojmë në tre palë zgjedhje që LDK-ja të çohet e para publikisht, dhe t’i thotë LVV-së a po vjen bëjmë koalicion bashkë. Ndoshta është dashur që të shkojmë në tri palë zgjedhje që LDK-ja pames nënkryetares së saj të thotë në rrjet sociale, që askujt nuk ia ka jep populli qeverisjen, por askujt s’ia ka jep votat për të penguar bllokimin e institucioneve.
Pra, me dal një parti politike edhe me thënë sot më s’po i bllokojmë institucionet, duhet të jap përgjegjësi pse i ka bllokuar institucionet deri tash. LDK-ja e ka humb busullën, kompasi iu ka çorientuar totalisht”, ka thënë Gashi.






