13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sadiku tregon se do i bashkohet protestës të së shtunës: Asociacioni nuk kalon

- Advertisement -

Inxhineri dhe analisti televiziv, Ermal Sadiku, duket se ka mbetur i zhgënjyer pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhënë pak më herët për RTK-në, ku pranoi se në marrëveshjen e Ohrit përfshihet edhe Asociacioni.

Ndër reagimet e shumta pas kësaj deklarate të Kurtit, erdhi edhe thirrja e Sadikut për pjesëmarrje në protestën e së shtunës të organizuar nga PSD-ja kundër krijimit të Asociacionit.

“Shihemi ne shesh. Asociacioni nuk kalon.”- ka shkruar Sadiku në Facebook.

Kujtojmë se Kurti në një intervistë për RTK-në, ndërsa u pyet për Asociacionin e pranoi për herë të parë në një mënyrë të drejtpërdrejtë se marrëveshja e Ohrit e përfshinë atë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.”- tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit