12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Sabiani viziton prindërit e Ilirit, publikon foton e ëmbël me ta

- Advertisement -

Miqësia e krijuar mes balerinit Ilir Shaqiri dhe këngëtarit Sabiani brenda shtëpisë së “Big Brother Albania” duket se do të vazhdojë gjatë. Deklarata e këngëtarit se Iliri është “100 mijë euroshi im” që u bë virale kudo në rrjet duket se paska qenë më shumë se e sinqertë nga ana e Sabianit.

Ai i ka premtuar publikisht Ilirit se do kujdeset për familjarët e tij dhe ashtu po bën. Së fundmi, Sabiani ka publikuar në rrjetet sociale një foto me prindërit e Ilirit. 

“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, ka shkruar këngëtari, i ulur mes prindërve të Ilirit.

Ndërkohë para pak ditësh Sabiani ka takuar vajzën e Ilir Shaqirit pas surprizës që ajo i bëri babit të saj brenda në shtëpinë e vëllait të madh. Ai e ka përcjellë Emilin në aeroport bashkë me djalin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit