Sa 18 vjeçarë votojnë për herë të parë në këto zgjedhje?

- Advertisement -

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Lista preliminare e votuesve për këto zgjedhje përfshin gjithsej 2,092,174 qytetarë me të drejtë vote.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se numri total i votuesve që do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor arrin në 22,685 persona. Prej tyre, 16,934 janë të rinj që kanë fituar të drejtën e votës pasi kanë mbushur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa 5,198 të tjerë janë qytetarë të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose persona që kanë rifituar shtetësinë e Kosovës.

Sa i përket strukturës gjinore të votuesve të rinj, 8,752 prej tyre, ose 51.68 për qind, janë meshkuj, ndërsa 8,182, përkatësisht 48.31 për qind, janë femra.

Të ngjashme

Të fundit