25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Rusinovci: Prodhimi i grurit dukshëm më i lartë, herët të flitet nëse kemi siguruar bukën

- Advertisement -

Prodhimi i grurit këtë vit është shumë më i lartë se në vitin e kaluar, por sipas profesorit të Bujqësisë, Imer Rusinovci është herët të deklarohet nëse Kosova e ka siguruar bukën për një vit, siç po deklarohen nga Qeveria e Kosovës.

Rusinovci në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, ka thënë se duhet të pritet përfundimi i korrje-shirjeve për të parë nëse Kosova mund t’i plotësojë kërkesat e veta pa pasur nevojë të ketë import, që sipas tij është shumë i madh.

Rusinovci ka thënë se kushtet klimatike dhe mbështetja ndaj fermerëve nga Qeveria ka bërë që prodhimi i grurit këtë vit të jetë më i lartë se në vitet e kaluara.

“Prodhimi i grurit këtë vit, normalisht që është më i lartë se në periudhat e kalaruar dhe vitin e kaluar. Kjo është rezultat i mbretërimit të faktorëve klimatik të volitshëm e bartjes së transferve teknologjike tek fermerët dhe normalisht edhe mbështetjes nga Qeveria, përkatësish dikasterit përkatës. Sa na kemi siguruar bukën për këtë vit, mendoj se është pak herët, duhet të pritet përfundimi i korrje-shirjeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, mesatarja e prodhimit të grurit këtë vit mund të jetë deri në 5 tonë për hektarë, por që sipas Rusinovcit edhe kjo e bënë të diskutueshme nëse i plotëson nevojat e brendshme.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në fillim të fushatës së korrje-shirjeve ka thënë se sipas të dhënave nga tereni, Kosova këtë vit do të sigurojë bukën e motmotit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit