-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Rusia akuza bllokut perëndimor: Po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë

- Advertisement -

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, ka deklaruar se shtetet perëndimore janë duke bërë më të mirën për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë dhe se nuk janë të interesuara për marrëveshje me Rusinë.

Ministri rus ka thënë se përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Krimenë tregon se Perëndimi nuk dëshiron zgjidhje konstruktive.
Ai ka shtuar se propozimet e deritanishme të Washingtonit kanë qenë të papranueshme dhe se Rusia nuk ka baza për negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për stabilitetin strategjik në Ukrainë.
Lavrovi ka thënë se Rusia dhe SHBA-ja duhet të bisedojnë përsëri për arsenalin bërthamor të SHBA-së. Ai ka thënë se Moska nuk e përjashton mundësinë e këtyre bisedimeve në të ardhmen, por vetëm nëse Perëndimi respekton interesat e Rusisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit