Pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë në konferencë për media bashkë me kandidaten për Presidente Feride Rushiti.
Ajo tha se nuk ka kandiduar për ambicie personale, por për të mundësuar stabilizimin e institucioneve.
Tutje ajo tha se donte të jepte një kontribut të sinqertë për vendin.
“Pranova këtë kandidim për hir një qëllim të mirë, stabilizimi i institucioneve dhe ecjen e Kosovës për parë. Nuk ka qenë ambicie për pushtet, por një kontribut i sinqertë për vendin tim si person apartiak”, ka thënë ajo.






