24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Rukiqi i LDK-së: Kurti e ka shndërruar qeverisjen në nivelin e një organizate që ndan ndihma

- Advertisement -

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritje të ulët ekonomike.

Ai ka bërë me dije se rritja prej 3.8 % është nën nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebok”, Rukiqi ka shkruar se Kurti e ka shndërruar qeverisjen në nivelin e një organizate që ndan ndihma.

Sipas tij, kjo lloj qeverisje nuk prodhon zhvillim.

Kryeminister, rritja 3.8 %, eshte shume me e ulet, se sa mesatarja e rritjes ekonomike, para pandemise. Kjo norme e rritjes, dukshem nen nevojat tona, nuk sjell as zhvillim e as vende pune. Nuk mund te jete ndryshe, nese e shohim performansen katastrofale te qeverisjes te juaj, pa politika publike, pa investime, pa projekte zhvillimore. E ke shendruarr qeverisjen ne nivelin e nje organizate qe ndan ndihma, por nuk prodhon zhvillim”, ka shkruar Rukiqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit