Rukiqi e quan Vetëvendosjen “ekstrem i majtë regresiv,” pasi Kurti kërkoi “goditje të re ndaj opozitës”

- Advertisement -

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës paritnë Vetëvendosje e sheh si “ekstrem i majt regresiv,” në një reagim të tij në Facebook.

Kjo pasi Albin Kurti i Vetëvendosje kërkoi “goditje të re ndaj bllokut opozitar.”

Rukiqi mohoi të ketë në rënd të parë “bllok opozitar,” por tha se beteja politike tash është mes “ekstremit të majtë regresiv dhe të djathtës së bashkuar për zhvillim, ekonomi të fortë dhe një Kosovë të lidhur fuqishëm me aleatët e saj.”

Postimi i plotë:

Ky qe e ka godit ne thelb Republikën, ky qe i ka godit aleancat tona, ky qe e ka godit mirëqenien e secilit prej nesh, sot po lyp goditje të reja. Veç për një arsye: jo me na e bo jetën ma të mirë, jo me i kriju Kosovës aleanca të reja, por veç me sundu.

Me sundu prej kullës së tij prej letre.

S’ka asnjë bllok opozitar. Beteja sot është mes ekstremit të majtë regresiv dhe të djathtës së bashkuar për zhvillim, ekonomi të fortë dhe një Kosovë të lidhur fuqishëm me aleatët e saj.

Të ngjashme

Të fundit