Rubin nuk e vë në dyshim aspak miqësinë e ndërsjellë Kosovë-ShBA; dhe thotë se “jemi miq të mirë” por se shqetësimet dhe tensionet në marrëdhëniet bilaterale i jep që kanë të bëjnë me mënyrën “se si qeveria aktuale (e Kosovës) ka vepruar në aspektin diplomatik duke mos përmbushur (kërkesën) për krijimin e asociacionin”.
“Qartazi ka shqetësime për mënyrën se si qeveria aktuale ka vepruar në aspektin diplomatik duke mos përmbushur (kërkesën) për krijimin e asociacionit. Por, thënë troç, jemi miq, jemi miq të mirë. Kjo është dëshmuar kur kam qënë në Kosovë, kur sekretarët e shtetit kanë vizituar Kosovën, kur Presidenti Clinton shkoi atje…”, tha Rubin për Zërin e Amerikës.
“Populli i Kosovës dhe populli i Shteteve të Bashkuara nuk ka si të jenë më të afërt dhe nuk mendoj se ka dilemë rreth kësaj çështjeje. Por, po, në aspektin diplomatik, marrëdhëniet nuk janë aq të mira aktualisht, por kjo ndodh për shkak se çështja Kosovë-Serbi vazhdon të jetë barrë për banorët e rajonit”, tha James Rubin.
Në lidhje me një distonancë deklarimesh mes ambasadorëve amerilanë – Jeffrey Hovenierit në Prishtinë dhe Chris Hill-it në Beograd – Rubin tha se “është vështirë për t’u menduar” se procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi të përfundojë pa gjënë kryesore: njohjen e ndërsjellë.
“Nuk do të dëshiroja të futesha në mes të dy ambasadorëve, por mund të them se qëndrimi amerikan është që qëllimi afatgjatë i normalizimit nënkupton njohje. Është vështirë të imagjinosh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje dhe fakti që disa shtete të tjera që janë pjesë e BE-së, nuk e njohin Kosovën, nuk ka lidhje me qëndrimin amerikan. Kosova dhe Serbia kanë probleme”, tha ai.
”Probleme duhet të zgjidhen. Ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Ky është kuptimi i standardeve të BE-së. Si amerikanë ne nuk i themi Bashkimit Evropian se çfarë duhet të bëjë. Prandaj pikëpamjet e ambasadorëve amerikanë për atë mendon BE-ja nuk janë të rëndësishme. Me rëndësi është cili është qëndrimi ynë dhe qëndrimi ynë është të propozojmë që normalizimi të përfshijë njohjen e ndërsjellë të dy vendeve”.
Rubin flet në terma krenarë dhe suksesi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për çlirimin e vendit, popullit kosovar si dhe ndalimin e gjenocidit.
”Mendoj se nuk ka dyshim që NATO-ja mori një vendim të fuqishëm për të parandaluar gjenocidin e mundshëm ndaj popullit të Kosovës. Operacioni që ne ndërmorëm ishte i suksesshëm. Ëërmbushëm qëllimet tona. Forcat serbe u larguan nga Kosova, Kosova u bë shtet demokratik, i pavarur me vlera demokratike, një vend mik i Shteteve të Bashkuara, një partner i afërt i Shteteve të Bashkuara dhe e tëra u arrit duke rrezikuar në minimum jetët e amerikanëve. Presidenti Biden ishte përkrahës i qartë i luftës në Kosovë dhe arsyes përse e ndërmorëm atë. Jam shumë krenar për rolin që kam luajtur duke përkrahur zonjën Madeleine Albright dhe Presidentin Bill Clinton, për të ndihmuar në çlirimin e popullit të Kosovës, për ta shpëtuar nga vrasja në masë”, ka thënë Rubin.
”Por dua ta bëj të qartë se unë sot po flas me ju si zyrtar i administratës së Presidentit Biden dhe ajo çfarë kam bërë, apo nuk kam bërë para 25 vitesh, nuk e ndryshon atë që them si zyrtar i administratës së Presidentit Biden. Komentet e mia përfaqësojnë politikën e administratës së Presidentit Biden. Do të kërkoja atë mirëkuptim që ne i japim Presidentit të Serbisë, i cili ka luajtur rol të madh në qeverinë e Millosheviçit, por ne nuk ia ngrejmë atij këtë çështje. Nuk fakt nuk ia përmendim kur takohemi me të. Por fatkeqësisht ka njerëz në Serbi, që sa herë unë flas në emër të administratës së Presidentit Biden, e lidhin me 25 vite më parë. Kërkoj të njëjtin mirëkuptim siç ia japim edhe ne presidentit të Serbisë në këtë aspekt”, ka thënë mes tjerash James Rubin.