22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Zemaj: Kurti mund të arrijë një tjetër aneks-marrëveshje me Serbinë

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës dyshon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të bëjë tjetër aneks marrëveshje në takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Deputeti i kësaj partie Armend Zemaj, ka thënë se dyshojnë që mund të ketë një marrëveshjet tjetër nga ajo që po kërkohet një implementim ndryshe i marrëveshjeve.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, ka thënë se edhe largimi i masave mund të varet nga takimi i 26 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Zemaj i ka bërë thirrje Qeverisë të mos bëjë gabime tjera në këtë proces.

“Duket që ka hezitime edhe në BE për heqjen e masave, por unë besojë që kjo ndërlidhet edhe me takimin Kurti- Vuçit të mërkurën, mbetët të shihet sjellja dhe nëse ka ndonjë dakordim shtesë që unë nuk do ta dëshiroja dhe kërkojmë nga Qeveria të mos ketë gabime të përsëritshme, mos të ketë edhe ndonjë aneks marrëveshje tjetër. Mund të ketë dhe dyshojmë diçka ndryshe nga ajo që po kërkohet në implementimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së duke folur për takimin e 26 qershorit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ka thënë se në takim do të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

“Ne i pamë deklaratat ku thuhej se do të diskutohej për implementimin e marrëveshjeve që përfshijnë edhe ‘Zajednicën’ e Albin Kurtit ose Asociacionin si doni quani. Kurti nuk ka pasur asnjëherë draft për Asociacionin, ky është tregues i qartë që Qeveria është e paaftë. Nuk ka qenë e zonja ta merr procesin në duar të veta, por ka pritur të fshihet pas dështimit dhe fajin ta lë te faktori ndërkombëtar”, ka thënë Zemaj.

Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Tëvë1 ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurit në takimin e ftuar nga Borrell ku ka bërë të ditur se do të flitet për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe rrugën e ecjes përpara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit