RTK s’e transmeton sot Ronaldon, këto janë ndeshjet që do të shfaqen

- Advertisement -

Teleshikuesit e Radio Televizionit të Kosovës kanë mbetur të zhgënjyer me mënyrën e transmetimit të ndeshjeve të Kupës së Botës nga transmetuesi publik.

RTK nuk ka transmetuar disa nga ndeshjet kryesore të këtij kampionati, dhe edhe kur ato janë transmetuar shikuesit kanë hasur në probleme teknike.

Të martën në mbrëmje u zhvillua njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj faze, Franca me Senegalin, por në transmetuesin publik u shfaq repriza e ndeshjes mes Arabisë Saudite dhe Uruguait.

Tifozët e futbollit në Kosovë për fat të keq nuk mund ta shohin Ronaldon. Të paktën jo në RTK.

Në orar për transmetimin e ndeshjeve të së mërkurës, RTK ka përfshirë duelin mes Anglisë dhe Kroacisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet me fillim nga ora 22:00.

Ndërsa dueli mes Portugalisë e Kongos do të transmetohet vetëm në Vala.

Me transmetimin e ndeshjeve kryesore tifozët do të hasin në probleme pothuajse gjatë tërë kampionatin.

Nesër RTK do të transmetojë tri ndeshje, por jo edhe ndeshjen kryesore të ditës, atë mes Zvicrës dhe Bosnje e Hercegovinës.

 

Të ngjashme

Të fundit