4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rrustemi: Përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal, BQK-ja po e zbaton Kushtetutën

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se Banka Qendrore e Kosovës është duke e zbatuar Kushtetutën për sa i përket Rregullore së re mbi dinarin serb.

E sa i përket kundërshtive të faktorit ndërkombëtar, Rrustemi e ndërlidh edhe me tabletat serbe, me ç’rast thotë se tashmë shumica e qytetarëve serb i kanë konvertuar ato.

Qarkullimin e dinarit deri tani, Rrustemi e konsideron se ka qenë veprim ilegal.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 11 e përcakton që në territorin e Kosovës mund të përdoret dhe duhet të përdoret vetëm një valutë zyrtare. BQK po përmbush dhe po zbaton këto dispozita, në anën tjetër ky vendim është një interes të sundimit të ligjit të gjithë qytetarëve pa dallim, kuptohet nëse eventualisht ka nevojë për informim me të gjatë dhe sqarime shtesë për ndonjë kategori të caktuar duhet ta bëjmë me profesionalizëm e përgjithësi dhe për një gjë jam i bindur që në fund të fundit pavarësisht le të themi dallimeve që mund të ekzistojnë për kohën e zbatimit të këtij vendimi, nuk ka alternativ zbatimi i BQK dhe vendimi për përdorimin vetëm të euros si valutë zyrtare në Kosovë”, thotë Rrustemi, duke ndërlidh këtë rregullore me vendimin e Qeverisë për t’i mos lejuar qarkullimin e targave ilegale në Kosovë.

Ai thotë se përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal.

“… edhe vendimi për targat e makinave kishin ngjallur debate e kishte kërkesa të tilla për të shtyrë zbatimin por që në fund të fundit erdhëm në pikën kur të gjitha makinat sidomos të komunitetit serb në veri të Kosovës i konvertuan tabelat në RKS pa asnjë vështirësi, pa asnjë problem. Mandej me lehtësi  të ofruara nga shteti dhe sot nuk i kemi asnjë telashe në qarkullimin e tyre, domethënë nuk kemi pse të ngjallemi dilema për diçka që nuk ka alternativ tjetër. Përdorimi i euros është bërë veprim kushtetues dhe ligjor dhe përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal”, u shpreh Rrustemi për EO.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit