Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë do të mbyllet plotësisht nga 6 deri më 15 tetor

- Advertisement -

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se rruga “Dardania” do të mbyllet plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës, rruga do të jetë e mbyllur nga 6 deri më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të qasen në parkingjet nëntokësore.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve, të cilat, siç thuhet në njoftim, synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.

Të ngjashme

Të fundit