11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Rritje, rritje” – Kryeministri i pretendimeve imagjinare sfidon peizazhin e zymtë të vendit në raportet ndërkombëtare

- Advertisement -
Pavarësisht peizazhit të trazuar ekonomik të viteve të fundit, me një rritje reale ekonomike të moderuar në 2022 dhe 2023 në njërën anë dhe inflacionin që preku nivelet dyshifrore, pushteti nuk ndaloi së fryri narrativën se ‘ekonomia e vendit po përjeton një trajektore pozitive të indikatorëve ekonomikë.’

Së fundi, në vazhdën e trumbetimtimit të arritjeve të qeverisë së tij, ndonëse jo shumë kohë më parë pranoi se ka rritje formale të punësimit, Kurti tha se “statistikat e rritjes së vendeve të punës” flasin për suksesin e qeverisë së tij.

“Statistikat e rritjes së vendeve të punës, uljes së shkallës së papunësisë, rritjes së punësimit të grave e të rinjëve rritjes ekonomike, rritjes së qarkullimit të bizneseve, e rritjes së të hyrave buxhetore pasqyrojnë qartazi suksesin e qeverisë sonë në këtë drejtim”, tha Kurti ndër të tjera.

“Vetëm 39% e popullsisë në moshë pune ishte aktive”

Shume nga pohimet e Kurtit u sfiduan nga raporti i fundit i Bankës Botërore. Në raportin e titulluar “Çlirimi i fuqisë së sektorit privat”, përveçse nuk flitet për rritje punësimi, paraqitet një tablo tejetshqetësuese.

Ndër të tjera, thekson një tkurrje të popullsisë në moshë pune në vitin 2022, që, sipas raportit, ka të ngjarë t’i atribuohet migrimit të jashtëm.

“Vetëm 39 për qind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës (22 për qind për gratë) gjatë vitit 2022. Popullsia në moshë pune u tkurr në vitin 2022, me gjasë për shkak të migrimit të jashtëm”, nënvizon raporti.

Në raport më tej theksohet se një rritja e mëtejshme e migrimit të jashtëm do të paraqiste rreziqe serioze. “Një rritje e mëtejshme e migrimit të jashtëm mund të ndikojë negativisht në ofertën dhe koston e punës”, thuhet në raport.

Pavarësisht përpjekjeve për të kaluar drejt një modeli rritjeje të drejtuar nga eksporti, në raport thuhet se sfidat vazhdojnë, me vetëm 39 për qind të popullsisë në moshë pune që merr pjesë aktive në tregun e punës, një shifër edhe më e ulët për gratë me 22 për qind, raporton Nacionale.

“Vetëm 39 për qind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës (22 për qind për gratë) gjatë vitit 2022”, nënvizon raporti.

“Stop abuzimit me shifra imagjinare”

Në një kritikë drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, reagoi në Facebook për të sfiduar narrativën e kryeministrit Kurti për krijimin e vendeve të punës në Kosovë.

Tahiri akuzoi qeverinë për “përralla” në vend të përballjes me realitetin e sfidave ekonomike të Kosovës.

Vërejtjet e Tahirit ndaj Kurti vijnë mes një sfondi të niveleve të larta të emigrimit, veçanërisht midis punëtorëve të rinj dhe të kualifikuar, me dhjetëra mijëra të larguar nga vendi vitet e fundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit