28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rritja e së djathtës në Evropë, Murtezaj: Për Kosovën ka rendësi kush do të bëhet kryediplomat i BE-së dhe emisar për dialog

- Advertisement -

Profesori Valon Murtezaj, në një linjë direkte nga Parisi për emisionin Five në RTV Dukagjini, ka analizuar rritjen e të djathtës ekstreme në Francë dhe implikimet e kësaj për presidentin francez, Emanuel Macron dhe për Evropën në tërësi.

Murtezaj theksoi se rritja e të djathtës ekstreme ishte disi e papritur, edhe pse Macron nuk dëshiron që kjo të mbetet një surprizë afatgjatë.

“Macron ka vendosur të shkojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme për të testuar dhe vërtetuar disponimin e popullit, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian”.

Murtezaj sugjeron se gjërat mund të ndryshojnë në zgjedhjet parlamentare franceze, duke theksuar se grupime të ndryshme politike po formohen në mënyrë të pazakontë, të nxitura nga entuziazmi për një fitore të parakohshme.

Një zhvillim i veçantë është që partia konservatore, e njohur si partia e Charles de Gaulle-it apo e Nicolas Sarkozy-t, siç e njohim në Kosovë, ka dhënë shenja se mund të bashkohet me të djathtën ekstreme.

“Kjo lëvizje po diskutohet shumë në Francë dhe paraqet një ndryshim të rëndësishëm në politikën franceze”.

“Macron ka edhe afërsisht tre vite mandat dhe nuk priten implikime drastike pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Ndryshimet e mundshme në koalicionet evropiane do të jenë përcaktuese për ekzekutivin e Bashkimit Evropian”.

Në kontekstin e Kosovës, Murtezaj thekson rëndësinë e personit që do të bëhet ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian dhe i deleguarit për procesin e dialogut, pasi vendimmarrja varet shumë nga protagonistët që e udhëheqin procesin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit