-2.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Rritja e PDK-së dhe rënia e madhe e VV-së në Drenicë: Ky është dallimi në rezultat nga viti 2021

- Advertisement -

Në Skenderaj e Drenas, apo rajonin e Drenicës, VV kishte performuar shumë më mirë në zgjedhjet e vitit 2021.

Në zgjedhjet e së dielës Vetëvendosje humbi një numër të madh votash.

Në Skenderaj, VV-ja mori 2 mijë e 622 vota, nga 4 mijë e 132 sa kishte në vitin 2021. Pra, gati 50% më pak.

Në Drenas, VV-ja kishte në vitin 2021 plot 5 mijë e 884 vota, kurse tash mori 4 mijë e 382.

PDK-ja në anën tjetër u rrit në të dy komunat. Në Skënderaj mori mbi 16 mijë e 500 vota, nga 14 mijë e 600 sa kishte në vitin 2021.

Kurse në Drenas, mori mbi 19 mijë vota, nga 14 mijë e 500 sa kishte në 2021.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit