4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rritja e pagave për infermierët, reagon mininstri Vitia

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm do të bëjnë rritje të pagave, por kësaj radhe jo duke e rritur koeficinetin, por duke e rritur atë për një njësi për të gjithë sektorët.

Sipas vendimit të qeverisë të gjithë punëtorët e sektorit publik do të marrin paga më të larta prej 50 euro nga janari dhe 110 nga korriku.

E pasi që në këtë rritje janë përfshirë dhe infermierët ka reaguar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili ka thënë se viti 2025 do t’i gjejë infermierët me rritje page prej 110 eurosh.

“Viti 2025 do t’i gjejë infermierët dhe infermieret në sistemin publik shëndetësor me rritjen e koeficientit për 1 njësi, apo rritje page prej 110 eurosh. Qeveria për të gjithë. Qeveria për shëndetësinë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ndryshe, të gjithë punëtorët e sektorit publik do të marrin paga më të larta prej 50 eurosh nga janari dhe 110 nga korriku. Infermierët  nga 605 euro do t’i marrë 715 euro

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit