Numri i të papunëve në Gjermani është rritur sërish gjatë muajit gusht, duke arritur në mbi 3 milionë persona.
Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës, krahasuar me muajin korrik, numri i të papunëve është rritur me rreth 54 mijë, shkruan Die Zeit.
Edhe norma e papunësisë është rritur me 0.1 pikë përqindjeje, duke arritur në 6.5 për qind. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, në Gjermani janë regjistruar rreth 36 mijë persona më shumë si të papunë.
Kërkesa për punë mbetet e dobët
Edhe kërkesa e kompanive për punonjës të rinj mbetet në nivele të moderuara. Në gusht, në Agjencinë Federale të Punës ishin të regjistruara rreth 656 mijë vende të lira pune, një rritje e lehtë krahasuar me muajin e kaluar.
Sipas ekspertëve, situata në tregun e punës lidhet kryesisht me vështirësitë ekonomike dhe ndryshimet strukturore që po kalon ekonomia gjermane.
Ndërkohë, rreth 1.133 milion persona kanë përfituar pagesa të papunësisë gjatë muajit gusht, rreth 109 mijë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.






