Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura do të rritën, krahasuar ditëve të fundit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën (sot) do të ketë diell dhe vranësira të pakta, ndërsa të dielën mot i nxehtë me temperatura të ngjashme.
Sipas IHK-së gjatë dy ditëve do të fryjë erë nga drejtimit i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Njoftimi i plotë:
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell . Vranësira te pakta parashihen në relievin malor. Temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.
Të dielën mot i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme. Në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.
Gjatë këtyre dy ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.