Rrëzohet një bander në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

- Advertisement -

Sipas banorëve, banderi është rrëzuar të hënën, mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për largimin apo riparimin e tij.

Banorët thonë se gjendja paraqet rrezik dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e situatës dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.

Ata u bëjnë apel autoriteteve kompetente që të reagojnë me urgjencë, pasi banderi i rrëzuar vazhdon të mbetet në të njëjtin vend prej disa ditësh.

 

Të ngjashme

Të fundit