16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Rrëzohet avioni zjarrfikës në Portugali, vdes piloti

- Advertisement -

Një aksident ajror me plasojë vdekje ka ndodhur në Portugali.

Një avion zjarrfikës është rrëzuar, e për pasojë ka ndërruar jetë piloti.

Mediet portugeze raportojnë se avioni kishte marrë pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë Vila Nova de Foz Coa, në rajonin Guarda të Portugalisë veriore, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë zbardhur ende.

” Deri tani nuk e dimë “ se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Andre Fernandez, raporton abcnews.al.

Ditët e fundit zjarre me përmasa të konsiderueshme janë përhapur nëpër Europë duke shkatërruar thuajse çdo gjë që u del përpara, duke përfshirë këtu edhe shtëpi, fusha golfi, biznese dhe vila luksoze .

Në Portugali rreth 2000 zjarrfikës janë në përpjekje prej ditësh për të frenuar katër zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në qendër të vendit dhe në veri.

Nga ana spanjolle , kryeministri Pedro Sánchez tha se qeveria po monitoron zhvillimin e fronteve, për shkak të të cilave u evakuuan shumë komunitete, duke shtuar se rreziku është i lartë, edhe për shkak të temperaturave shumë të larta.

Më shumë se 1,000 njerëz janë duke u evakuuar nga një resort i njohur pushimesh në Spanjë, në Malaga.

Nga ana tjetër, zjarrfikësit portugezë janë duke luftuar me të plaktën 13 vatra të ndryshme të përhapura nëpër vend, ndërsa lumi Po në Itali është tharë pasi vendi po kalon thatësirën më të madhe në 70 vite.

Në Francë, me mijëra persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre ndërsa 1,000 zjarrfikës të mbështetur nga 10 mjete fluturuese që mbajnë ujë po vijojnë të luftojnë me dy vatra që janë shfaqur të martën dhe po favorizohen nga i nxehti ekstrem dhe erërat e forta.

Zjarret kanë djegur deri më tani 7,300 hektarë në Gironde, ndërsa 2,000 hektarë janë djegur vetëm gjatë natës, sipas autoriteteve. Zjarret kanë përfshirë edhe Greqinë fqinje por edhe vendin tonë ku vatrat janë shfaqur thuajse që në fillim të kësaj vere.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit