28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rreth 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafah, thotë ushtria izraelite

- Advertisement -

Përafërsisht 300 mijë njerëz janë larguar nga Rafah si rezultat i asaj që e quan “evakuimi aktual i përkohshëm” nga qyteti më jugor i Gazës, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Në një deklaratë të shtunën, IDF tha se “deri më tani, rreth 300 mijë Gazanë kanë lëvizur drejt Zonës Humanitare në Al-Mawasi”, e cila është në bregdetin në veri të Rafah, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Al-Mawasi ishte tashmë i mbushur me njerëz të zhvendosur përpara se civilët në Rafah të urdhëroheshin të lëviznin atje.

Kombet e Bashkuara dhe grupet humanitare vlerësojnë se diku midis 1.2 dhe 1.4 milion njerëz jetonin në zonën e Rafah përpara se të fillonte operacioni izraelit në pjesën lindore të qytetit.

Imazhet satelitore të ekzaminuara nga CNN javën e kaluar treguan se qytetet me tenda në disa pjesë të Rafah ishin më të zbrazëta se më parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit