Rrahman Jasharaj: Rënia e numrit të nxënësve në zonat rurale rrezikon mbylljen e disa shkollave

- Advertisement -

Jasharaj thotë se shkollat në Kosovë ende nuk janë në nivelin e shekullit XXI, pasi mësimi vazhdon të zhvillohet kryesisht me tekste tradicionale dhe mungojnë kushtet moderne që do ta bënin procesin më tërheqës për nxënësit.

‘’ Shkollat e Kosovës nuk janë ato të shekullit XXI sepse mësimi zhvillohet me shumësa shpuza e tekste shkollore dhe si të tilla nuk janë ambiente shumë tërheqëse për nxënësit’’, deklaroi kreu i SBASHK për FrontOnline.Jasharaj  shton se duhet investuar më shumë në arsim, në mënyrë që nxënësit të shkojnë me dëshirë në shkolla dhe të ketë bashkëpunim më të mirë mes tyre dhe mësimdhënësve. Sipas tij, megjithëse mësimdhënësit janë të përkushtuar, rezultatet nuk janë gjithmonë në nivelin e pritur.

‘’ Duhet bërë shumë që të kemi arsim e shkolla sa më të mira që nxënësit të shkojnë me dëshirë në shkolla e të bashkëpunojnë me mësimdhënësit .Punëtorët e arsimit në përgjithësi janë të përkushtuar dhe edhe psepunojnë shumë rezultatet nuk janë ato që3 duhet të ishin’’, thotë Jasharaj.

Për rënien e numrit të nxënësve në zonat rurale Jasharaj thotë se mund të sjellë probleme serioze në të ardhmen, përfshirë edhe mbylljen e disa shkollave nëse nuk ndërmerren masa konkrete.

Të ngjashme

Të fundit