27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Ronaldo ankohet se djali i tij shpenzon shumë para, futbollisti tregon shifrën e çmendur!

- Advertisement -

Së fundmi ristiano Ronaldo u ankua në një intervistë të fundit për “Will to Act” per shpenzimet e djalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo Jr., te cilat duket se janë shumë të larta.

“Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”-tha ylli i futbollit.

Cristiano Ronaldo Jr. është 14 vjeç dhe luan futboll. Ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.

“Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme”-theksoi më tej ylli i futbollit.

Cristiano Ronaldo Jr. ka lindur në qershor 2010 në San Diego të Kalifornisë dhe ende nuk dihet se kush është nëna e tij. Futbollisti ka gjithsej pesë fëmijë, dy me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez dhe tre të tjerë nga nëna surrogate.

Rikujtojmë se Juventusi humbi një çështje arbitrazhi kundër ish-yllit të tyre Cristiano Ronaldo, kështu që ata zyrtarisht i detyrohen sulmuesit portugez gati 10 milionë euro plus interesat. Ronaldo kishte filluar një betejë ligjore me ish-klubin e tij mbi 19.5 milionë euro në pagat e papaguara, si rezultat i dy manovrave të pagave të përfunduara gjatë pandemisë COVID-19. Juventus kishte bërë marrëveshje private me Ronaldon dhe futbollistët e tjerë, duke shtyrë pagesën e pagave të tyre, por klubi nuk informoi FIGC-në dhe nuk raportoi manovrat në pasqyrat e tyre financiare.

Megjithatë, gjykata e arbitrazhit ka vendosur që Ronaldo dhe Juventus të ndajnë përgjegjësinë, kështu që bardhezinjtë do të paguajnë vetëm gjysmën e pagës së papaguar prej 19.5 milionë euro, plus interesin. Rikujtojmë, se hoteli Grand Plaza, ku u komodua kombëtarja portugeze për ndeshjen me Slloveninë, ka vendosur të nxjerrë në ankand shtratin në të cilin ka fjetur kampioni portugez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit