8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Ronaldo: 2021 nuk ishte aspak vit i lehtë, edhe pse i shënova 47 gola

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo e ka përshkruar si aspak të lehtë vitin 2021, derisa është mburrur për 47 golat e shënuara gjatë këtij viti kalendarit.

Sulmuesi i Portugalisë Ronaldo u kthye në Manchester United nga Juventusi në verë dhe Vitin e Ri e festoi në Angli pas 13 vjetëve.

Ronaldo e postoi një fotografi të veten me partneren dhe fëmijët e vet, ku shkroi për, siç e përshkroi ai, një vit të vështirë.

Ai shkroi për kohën e vet në fanellën e bardhezinjve, e cila mbaroi papritmas në verë, kur ai e kërkoi largimin.

Ai e fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Serie A për sezonin 2020/21, duke i shënuar 29 gola në 34 ndeshje.

Ronaldo ishte i frustruar me trajnerët Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo dhe nuk përshtatej aspak në vizionin e trajnerit të ri të Juves, Max Allegri.

Gjendja nuk u lehtësua aspak as në United, ku Ole Gunnar Solskjaer u shkarkuar dhe në vend të tij erdhi Ralf Rangnick përkohësisht.

“Viti 2021 mbaroi dhe nuk ishte aspak vit i lehtë, edhe pse unë i shënova 47 gola në të gjitha garat”, shkroi Ronaldo në Instagram.

“Dy klube të ndryshme, pesë trajner të ndryshëm. Në Juventus isha krenar me Kupën dhe Superkupën e Italisë dhe që u bëra golashënuesi më i mirë në Serie A”, nënvizoi ai.

Për Portugalinë, fakti që u bëra golashënuesi më i mirë në Euro 2020 ishte arritje e lartë në karrierë. Dhe natyrisht, kthimi im në Old Trafford do të jetë gjithmonë njëri prej çasteve më ikonë në karrierën time”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit