Roma ka barazuar pa gola, 0:0, në udhëtim te Como, në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A-së.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini nuk arriti të gjente rrugën drejt golit në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, duke lënë dy pikë në këtë përballje.
Ndeshja u bë edhe më e vështirë për mysafirët pas përjashtimit të Donyell Malenit në minutën e 54-t, ndërsa Como tentoi ta shfrytëzonte epërsinë numerike për të marrë tri pikët.
Megjithatë, Roma arriti ta ruante portën e paprekur deri në fund, por nuk ia doli të shmangte barazimin e dytë radhazi në kampionat, pas 2:2 me Interin në xhiron e kaluar.
Me këtë rezultat, Roma vazhdon të mbetet pa humbje në Serie A, ndërsa Como merr një pikë përballë një prej skuadrave që e ka nisur sezonin në formë të mirë.






