7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Rolls-Royce thyen rekorde, dorëzon tek blerësit më së shumti vetura në 2022

- Advertisement -

Tregu botëror i veturave është përballur me probleme të shumta në tre vitet e fundit, por ka prodhues veturash që ende arrijnë të përmirësojnë rezultatet e tyre të shitjeve.

Rolls-Royce ishte një nga fituesit e papritur të vitit të kaluar me shitje rekord në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Më saktësisht, viti 2022 ishte viti i parë në të gjithë historinë 118-vjeçare të prodhuesit, në të cilin dorëzoi më shumë se 6.000 vetura në një vit.

Me një total prej 6,021 veturash të shitura në 50 vende në mbarë botën vitin e kaluar, Rolls-Royce gëzoi një tjetër vit shitjesh rekord.

Lindja e Mesme, Azia-Paqësori dhe Evropa, si dhe Shtetet e Bashkuara, shënuan rritjen më të lartë të shitjeve nga viti në vit nga të gjitha rajonet.

Amerika, nga ana tjetër, mbeti tregu më i madh i vetëm për markën britanike, ndërsa rëndësia e Kinës u rrit pasi vendi tani është tregu i dytë më i madh i Rolls-Royce.

Kompania me bazë në Goodwood, gjithashtu arriti shitje rekord në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Më e rëndësishmja, Rolls-Royce gëzonte një kërkesë në rritje për modelet e saj unike, gjë që rezultoi në blerësit që paguanin mesatarisht më shumë se 500 mijë dollarë për Rolls-Royce-in e tyre të ri.

Lindja e Mesme ishte rajoni kryesor i markës për modelet me porosi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit