Roberto Mancini favorit për t’u rikthyer në stolin e Italisë

- Advertisement -

Federata Italiane e Futbollit mund t’i besojë sërish drejtimin e kombëtares italiane Roberto Mancinit. Sipas raportimeve të fundit, trajneri italian konsiderohet kandidati kryesor për t’u bërë selektori i ri i Italisë.

Mancini, i cili aktualisht drejton klubin katarian Al-Sadd, e ka udhëhequr më parë “Azzurrët” nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës arriti suksesin më të madh duke fituar Kampionatin Evropian në vitin 2021.

Përvoja e tij me kombëtaren dhe njohja e futbollit italian e bëjnë atë favorit për t’u rikthyer në stolin e Italisë, ndërsa drejtuesit e federatës po shqyrtojnë opsionet për të ardhmen e ekipit.

Të ngjashme

Të fundit