Goditet grupi i narkotikëve të kërkuar nga INTERPOL’i në Prishtinë

- Advertisement -

Gazeta Insjaderi mëson se janë arrestuar pesë persona.

Ata janë: Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku.

Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Bëhet e ditur se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave.

Të ngjashme

Të fundit