Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan dje në minierë, falënderon ata që ‘‘kontribuuan në përballim të situatës’’

- Advertisement -

Artane Rizvanolli ministre e Ekonomisë, ka thënë falënderuar ekipet e Trepçës, KOSTT’it dhe të tjerët, që kanë dhënë kontributin e tyre për nxjerrjen e minatorëve që u bllokuan dje për disa orë.

Rizvanolli, ka thënë se ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht.

‘’Të gjithë minatorët kanë dalë në sipërfaqe, të fundit në orën 02:50 të mëngjesit, pas rikthimit të furnizimit me energji në minierë. Ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht. Falënderoj ekipet e Trepçës, KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan për përballimin e situatës’’, ka deklaruar ajo.

 

 

Ndryshe, Trepça përmes në komunikate për media sot, ka bërë të ditur se, 54 minatorë kanë dalë përmes shkallëve emergjente, ndërsa 9 kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

‘’54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente;  9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50’’, ka deklaruar Trepça më herët.

Të ngjashme

Të fundit