Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me “Vallen e Shotës”.
Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Instagam, ka ndarë një video ku shihet duke kërcyer “Vallen e Shotës”, me tinguj të kombinuar me këngën e saj “Blac Widow”, në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar ylli.
Një urim të tillë, me “Vallen e Shotës”, ajo e pati bërë edhe në vitin 2018, më anë të një postimi në rrjetin social “X”.