10.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Rita Ora tregon se kush është këngëtarja që e ka frymëzuar në karrierën e saj

- Advertisement -

Kjo është hera e parë që këngëtarja shqiptare Rita Ora shpreh admirimin e madh që ka ndaj këngëtares Jennifer Lopez.


Rita Ora përmes një video që ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit ku ndodhet së bashku me Jennifer Lopez duke bërë një duet, ka lartësuar JLO duke i treguar dhe fansave të saj se këngëtarja dhe aktorja latine e ka inspiruar atë përgjatë gjithë karrierës së saj. Krahas videos ajo ka shkruar:

“Sapo pashë dokumentarin tënd: Halftime në Netflix dhe vazhdoj të inspirohem nga puna jote, qëndrueshmëria dhe bujaria palimit që ke. Na ke mësuar të gjithë ne vajzave që të mos kemi limite. Na ke treguar që mund t’i bëjmë të gjitha dhe për këtë të jam përgjithmonë mirënjohëse. Në momente dyshimi, të kam parë ty dhe arritjet e tua dhe jam frymëzuar. Nëse nuk e keni parë dokumentarin e J..Lo-s shiheni tani sepse do frymëzoheni”, shkruan Rita.


Nga ana tjetër vjen dhe reagimi i Jennifer Lopez i cili me siguri do të ketë qënë befasues pas këtyre fjalëve të bukura që Rita ka shkruar.

“Ti je më e ëmbla” i përgjigjet JLO dedikimit të Rita Orës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit